Skip to content

Zjarret shkretojnë ishullin e dytë më të madh të Greqisë

Zjarret e mëdha po vazhdojnë të shkrumbojnë ishullin grek të Evias, duke i detyruar banorët të ikin drejt vendeve të sigurta nëpërmjet detit.

Zyrtarët lokalë kanë thënë se nuk është dislokuar ndihmë e mjaftueshme për të luftuar zjarret, duke shtuar se një pjesë e madhe e ishullit tashmë është shkretuar.

Evias është ishulli i dytë më i madh në Greqi.

Evakuimi i mijëra banorëve, përfshirë edhe turistët e shumtë është bërë me mjete lundrimi përmes detit. Flakët nga zjarret masive zbritën deri në zonat bregdetare, duke e bërë të pamundur mbajtjen e tyre në kontroll.

/ REL