Skip to content

U nis me urgjencë drejt Tunelit të Kalimashit për per ta ndjekur nga afër situatën me zjarrin, Presidenti Meta jep lajmin e mirë: Plotësisht i kalueshëm dhe i sigurt

President i Republikës, Ilir Meta është nisur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm drejt Tunelit të Kalimashit, ku strukturat e vendit tonë, të angazhuara për shuarjene flakëve, iu bashkuan edhe strukturat zjarrfikëse të Kosovës.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Presidenti Meta njoftoi se Tuneli i Kalimashit plotësisht i kalueshëm dhe i sigurt, teksa falënderoi strukturat zjarrfikëse të Kukësit dhe të Kosovës për angazhimin operacional.

Ndërkohë, ai paralajmëroi se në orët e para të mëngjesit të sotëm do të kryhet një operacion me më shumë forca për të fikur zjarret në të gjithë malin e Rrunjës, për të mbrojtur jetët dhe banesat e Shëmrisë.

Kjo vizitë e Kreut të Shtetit drejt Kalimashit erdhi pasi një vatër zjarri shpërtheu mbi tunel, duke e shndërruar atë në një problem serioz dhe flakët, të stimuluara edhe nga era u përhapen duke krijuar një pamje apokaliptike.

Reagimi i Presidentit:

Tuneli i Kalimashit plotësisht i kalueshëm dhe i sigurt.

Falenderim për angazhimin operacional të strukturave zjarrfikëse të Kukësit dhe të Kosovës.

Ndërsa vazhdon puna për të mbrojtur tunelin, sot në orët e para të mëngjesit pritet një operacion me më shumë forca për të fikur zjarret në të gjithë malin e Rrunjës, për të mbrojtur jetët njerëzore dhe banesat e Shëmrisë.

/faxweb