Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka nisur ditur sot me një falenderim shumë të madh për Kosovën dhe mbështetjen që ajo i ka afruar Shqipërisë në betejën me zjarret dhe sidomos në krizën e rëndë që u krijua mbrëmjen e së hënës në tunelin e Kalimashit.
“Faleminderit Kosovë për ndihmën dhe solidaritetin që nuk e ke kursyer kurrë! Mirënjohje Kosovës për ndihmën vëllazërore në betejën me zjarret!
Bashkëpunimi me forcat ushtarake dhe civile të Shqipërisë, që prej ditësh po sakrifikojnë me vetëmohim e në kushtet më të rënda, është jetik për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve dhe të pasurive natyrore”, shkruan Basha në postimin e tij në rrjetet sociale.
Mbrëmjen e djeshme dhjetra forca nga Kosova, përfshirë dhe ministrin e brendshëm mbërritën në Shqipëri për të ndihmuar kolegët shqiptarë në shuarjen e zjarreve, ku në zonën e Kalimashit pati një situatë serioze.
Drejt Kukësi udhëtoi pas mesnate dhe presidenti i vendit Ilir Meta, ndërsa burime nga terreni bëjnë me dije se situata është vënë disi në kontroll, edhe pse vatrat vijojnë të jenë ende aktive.
Ishin 34 zjarrfikës të Kosovës, ata që nuk e menduan dy herë rrezikun dhe u nisën drejt Kukësit për të ndihmuar vëllezërit shqiptarë, pavarësisht polemikave që krijon herë pas here politika zyrtare në vendet tona.
Situata alarmante nga zjarret në Kalimash dhe jo vetëm, trupat e FSK nisen drejt Shqipërisë, ministri i Mbrojtjes së Kosovës: Së bashku jemi më të fortë
(E.K/Faxweb.al)
…
/faxweb
