

Situata me zjarret në Kalimash është stabilizuar përgjatë natës, falë ndërhyrjes së zjarrfikësve, forcave ushtarake si dhe ndihmës së dhënë nga ana e forcave të Kosovës.

Puna për shuarjen e flakëve vijon, pasi janë ende 3-4 vatra zjarri mbi tunel dhe në pjesën e malit.
Ndërkohë në anën tjetër të tunelit të Kalimashit, zjarret duket se nuk kanë mbërritur.

Kujtojmë se flakët mbrëmjen e djeshme arrinin një gjatësi prej afro 3.5 kilometër. Mbetet ende për t’u konfirmuar nëse zjarri në këtë zonë të vendit ka ardhur nga dora e njeriut.



