Skip to content

Vlorë/ Goditën me grushte dhe sende të forta 44 vjeçarin, policia vë në pranga 3 autorët(EMRAT)

Plagosen me sende të forta një shtetas vihen në pranga tre autorët Denaldo Harizaj, 22 vjeç, Dejvi Imeraj, 23 vjeç dhe Klodjan Paraj 24 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim. Ngjarja ndodhi me 06.08.2021, ku mbeti i plagosur me sende të forta një 44-vjeçar i cili tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim

NJOFTIMI I POLICISË:
Vlorë

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 06.08.2021, ku mbeti i plagosur me sende të forta një 44-vjeçar.

Vihen në pranga tre shtetasit e shpallur në kërkim si autorë të dyshuar të ngjarjes, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum, në bashkëpunim me strukturat e DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasve:Denado Harizaj, Dejvi Imeraj dhe Klodjan Paraj.

-D.H., 22 vjeç, D. I., 23 vjeç dhe K. P., 24 vjeç, të tre banues në Orikum.

Këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin, më datën 06.08.2021, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në afërsi të Orikumit, kanë goditur me grushta dhe me sende të forta, shtetasin H. H., 44 vjeç, banues në Orikum, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim

/faxweb