Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi masën “arrest shtëpie” për Florida Beun, duke i refuzuar kështu kërkesën e saj për masë më të zbutur.
Beu po hetohet nga SPAK si pjesë e të njëjtës dosje me ish-zv.ministren e Brendshme, Rovena Voda.
Florida Beu dyshohet se nëpërmjet 2 mijë eurove dhe një arke me peshk, përmes Vodës do tw siguronte një vend pune në ministri.
Pak ditë më parë, Apeli refuzoi edhe kërkesën e Vodës dhe avokates Majlinda Hasani, për ndryshim mase, duke i lënë në “arrest shtëpie”.