Skip to content

Meta takon ambasadorin e Çekisë: Mirënjohje për mbështetjen me operacionet nga ajri për shuarjen e zjarreve

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e Çekisë, Jaroslav Ludva. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Meta shkruan se i shprehu mirënjohjen për mbështetjen Çekisë sa i takon situatës së zjarreve.

“Një takim i përzemërt me Ambasadorin e Çekisë, Sh.T.Z Jaroslav Ludva.

E falenderova me mirënjohje për ndihmën e çmuar dhe mbështetjen konkrete të Çekisë me operacionet nga ajri për shuarjen e zjarreve, aq të nevojshme në këtë situatë të vështirë.

E përgëzova dhe i urova shumë suksese në detyrën shumë të rëndësishme, që sapo ka marrë, si Dekan i Trupit Diplomatik në Shqipëri. 🇦🇱🤝🇨🇿”, shkruan Meta.