Drejtori i Përgjithshëm i Doganës, Genti Gazheli, zhvilloi ditën e sotme një takim me punonjësi e pikës doganore në portin e Durrësit. Lajmi u bë publik përmes një postimi në facebook të faqes Dogana Shqiptare, ku theksohet se në këtë takim drejtori Gazheli kërkoi performancë të lartë të çdo doganieri, veçanërisht në pritjen dhe kontrollin e pasagjerëve dhe bizneseve.
Postimi i plotë në facebook i Doganës Shqiptare:
Drejtori i Përgjithshëm i Doganës, Genti Gazheli, zhvilloi një vizitë në Degën Doganore të Durrësit.
Gjatë takimit me doganierët e kësaj Dege z.Gazheli diskutoi mbi punën e përditshme, pasi Durrësi është pika kryesore hyrëse detare në vend.
Kreu i Doganës Shqiptare kërkoi performancë në nivele të larta të çdo doganieri, sidomos në pritjen dhe kontrollin e pasagjerëve, por dhe bizneseve.
…
/faxweb
