Skip to content

Arrestohet biznesmeni në Tiranë, zbardhet akuza që rëndon ndaj tij (EMRI)

Policia ka prangosur Gëzim Culaj, ndaj të cilit rëndon një dënim me tre vite burg nga Gjykata e Tiranës pasi akuzohet se ka krijuar një skemë mashtrimi me TVSH-në duke i shkaktuar dhjetra milionë lekë dëm arkës së shtetit.

“Specialistët e Seksionit Ekonomik dhe Financiar bënë ekzekutimin e urdherit të Prokurorit, për shtetasin në kërkim Gëzim Culaj, 31 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka denuar me 3 vjet burg, për vepren penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Culaj njihet si biznesmen në fushën e fasonëve dhe shënies me qira të ambienteve të ndryshme.

/faxweb