Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar apelet e dy pacientëve të spitalit Infektiv që po luftojnë me COVID-19.

Një grua e cila është e shtruar në spital thotë se ka bërë gabimin më të madh në jetë që nuk e bëri vaksinën.

Ajo tregon se burri i saj që u vaksinua nuk u sëmur, kurse gruaja vetë përfundoi e sëmurë rëndë.

“Kam bërë gabimin më të madh në jetë dhe po vuaj sot, njerëz vaksinohuni sa më shumë. Burrë i vaksinuar nuk u sëmur, unë e pavaksinuar u sëmura rënda.”– tha pacientja.

Një tjetër pacient, nga shtrati i Infektivit i kërkon qytetarëve shqiptarë mos të hezitojnë, por të vaksinohen.

“Vaksinohuni, vaksinohuni edhe mos hezitoni.”– thotë pacienti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko