Skip to content

LAJM I FUNDIT/ U kap me armë pa leje, arrestohet në Lezhë Mark Marku

 

Policia e Lezhës ka arrestuar shtetasin Mark Marku për armëmbajtje pa leje.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. M., 47 vjeç, banues në fshatin Torovicë, Lezhë, pasi mbante armë zjarri pa leje në banesë.

Nga shërbimet e Policisë është sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit automatik, me krehër me fishekë.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.