Skip to content

Tentuan arratisjen nga burgu 313 me çarçaf, Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri dalin të buzëqeshur para Gjykatës

Pas tentativës për arratisje nga burgu së bashku me Fatmir Pjetrin dhe Lulzim Çepelen, Arbër Çekaj ka dalë sot para gjykatës pasi akuzohet për largim nga vendi i vuajtjes së dënimit dhe goditje për shkak të detyrës.

Çekaj është shfaqur I buzëqeshur gjatë hyrjes në sallë duke bërë edhe batuta me të tjerët, ndërsa në krah të djathtë të tij gjendet Çepele, me krah të fashuar. Çepele u hoq sikur preu damarët për të tërhequr vëmendjen e gardianëve.

Menjëherë dy të burgosurit që ishin në zonën e ajrimit vendosën zbatimin e planit teksa ishin përgatitur me çarçatë gërshetë dhe çengel prej hekuri. Ata madje goditën edhe një polic teksa ka qenë një tjetër pas alarmit që ndërhyu dhe i arrestoi.