Skip to content

LAJM I FUNDIT/ I shpallur në kërkim ndërkombëtar për grabitje me armë, arrestohet në Morinë 51 vjeçari me qëllim ekstradimin drejt Emirateve Arabe (EMRI)

Morinë, Kukës

Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi drejt Emirateve të Bashkuara Arabe, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Grabitje me armë”.

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Agron Refheldt 51 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar, pasi Interpol Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe, ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin për veprën penale “Grabitje me armë “.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Emirateve të Bashkuara Arabe.

/faxweb