Skip to content

Aksident i rëndë në Rrogozhinë-Lushnjë, autovetura përfundon e përmbysur në asfalt pas përplasjes me mjetin që po transportonte rrush

Nje aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur  në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, ku si pasojë e përplasjes së një autoveture me një mjet që po transportonte rrush, raportohen se janë plagosur disa persona.

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Faxneës, autovetura është përmbysur në mes të rrugës si pasojë e përplasjes. Nuk dihet ende gjendja e personave të lënduar ndërkohë që policia dhe autoambulanca kanë shkuar me urgjencë drejt vendngjarjes.

/faxweb