Skip to content

284 raste të reja sot në Shqipëri

Zbulohen edhe 284 të infektuar të tjerë në Shqipëri.

 

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ata rezultuan pozitivë pas kryerjes së 4.201 testimeve.

 

Në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë humbje jete, ndërsa në spital trajtohen 34 pacientë. Po ashtu, janë shëruar 33 qytetarë.