Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Rrogozhinë-Lushnje. Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Dushk. Mësohet se një automjet tip Citroen ku udhëtonin dy të rinj ka goditur nga pas një zetor me rimorkio, i ngarkuar me rrush.
Si pasojë e kësaj goditje janë plagosur të shoferi dhe pasagjeri i Citroenit dhe drejtuesi 50-vjeçar i zetorit.
Pas aksidentit ishin kalimtarët e rastit që i dhanë ndihmën e parë të aksidentuarve deri në ardhjen e autoambulancave. Pas mbërritjes në spital më rëndë paraqitet situata e drejtuesit të zetorit.
Nga hetimet e para dyshohet se zetori ka dalë nga rruga dytësore në autostradë gjë që nuk është vënë re nga drejtuesi i automjetit.
