Skip to content

Aksident i rëndë në Korçë, makina përplas për vdekje një grua në rrugë

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Korçë, me pasojë vdekjen e një personi.

Mësohet se një makinë ka përplasur për vdekje një grua me inicialet R. D., e cila ishte këmbësore në rrugë.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në afërsi të fshatit Poloskë, në një kryqëzim.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërsa mësohet se drejtuesi i mjetit është shtetasi A. K.