Që nga dje Fondacionit Turk Maarif i janë transferuar me vendim të gjykatës 11 shkolla me 2 mijë studentë të cilat i përkisnin organizatës terroriste FETO në kryeqytetin e Etiopisë, Addis Ababa.
Sipas një deklarate nga Fondacioni, populli dhe Qeveria e Etiopisë që është vendi me popullsinë më të madhe të Afrikës Lindore dhe e cila ka lidhje historike, kulturore dhe ekonomike me Turqinë, pas përpjekjes për grusht shteti të 15 korrikut kanë dhënë mbështetje të fuqishme për Turqinë dhe presidentin Recep Tayyip Erdoğan. Etiopia në të njëjtën kohë njihet edhe si vendi afrikan ku kompanitë turke kanë kryer më shumë investime, ku investimet turke kanë arritur në vëllimin 2,5 miliardë dollarë.
Administrata e Etiopisë që në fillim e ka vërejtur me pozitivitet procesin e transferimit të shkollave ndaj Turqisë, por ky transferim u vonua për shkak të proceseve gjyqësore në nivel të rajoneve, me ndryshimin e shpeshtë të pronësisë dhe emrave të shkollave të FETO-s, pavarësisht se presidenti i vendit kishte nënshkruar dekretin e transferimit të tyre në vitin 2019.
Taktikat e FETO-s e cila u përpoq që të shkaktojë krizë diplomatike dhe të ushtrojë presion mbi qeverinë kryesisht duke transferuar pronësinë e shkollave tek turqit shtetas gjermanë, dështuan përballë vendimeve të qarta të gjykatës dhe qëndrimit pro Turqisë nga prindërit e nxënësve.
Unionet e prindërve luajtën gjithashtu rol në sigurimin e transferimit të shkollave duke mbajtur një qëndrim në favor të Turqisë.
Fondacioni Turk Maarif, 2 vite më parë mori 2 shkolla të cilat ishin ngritur nga shoqata Rainbow e FETO-s në qytetin historik Harar në lindje të Etiopisë, shkollë kjo ku përfshiheshin të gjitha nivelet e arsimit nga kopshti e deri në shkollën e mesme. Ndërsa dje nën strukturën e fondacionit u përfshinë 11 shkolla në 4 kampuse të ndryshme të mbetura në vend të cilat frekuentohen nga 2 mijë nxënës.
Proceset e suksesshme arsimore të shkollave që u transferuan dhe që u menaxhuan nga fondacioni Maarif më parë në vend, luajtën një rol në transferimin e shkollave të fundit të FETO-s në Addis Ababa tek Turqia.
Theksohet se efektive kanë qenë edhe marrëdhëniet e ngushta që formuan kryesisht ambasada në Addis Ababa, punonjësit zyrtarë të Turqisë, drejtuesit lokal të Fondacionit Maarif me prindërit e nxënësve dhe autoritetet e Etiopisë.
Fondacioni Maarif synon që të rinovojë sa më shpejt mangësitë e infrastrukturës dhe stafin arsimor në shkollat e transferuara si dhe të fillojë vitin arsimor në shtator 2021.
Me Etiopinë, fondacioni ka aktivitete arsimore në 25 vende të Afrikës.
