Skip to content

Dronët turq filmojnë forcat greke duke i lënë emigrantët në një ishull të pabanuar

Dronët me mision zbulimin e zjarreve pyjore në jug dhe perëndim të Turqisë, konstatuan se motoskafi “LS-134” i Rojës Bregdetare të Greqisë po i afrohej ishullit turk Basak, në jug të rrethit Kas të provincës Antalie.

Si rezultat i vëzhgimit, u përcaktua se emigrantët e parregullt në motoskafin e Rojës Bregdetare të Greqisë u lanë në ishullin e pabanuar Basak të Turqisë.

Ndërsa çdo çast i kësaj ngjarjeje u monitorua dhe filmua nga dronët turq, skuadrat e Komandës së Rojës Bregdetare u dërguan menjëherë në vendngjarje dhe shpëtuan të gjithë emigrantët e lënë në mëshirë të fatit në ishullin e pabanuar.