Skip to content

Me 152 km/h në rrugën Tiranë-Durrës, Rrugorja me dorë “të hekurt”. Ndëshkohen me pezullim patente mbi 10 drejtues mjetesh, afërsisht 20 të tjerë marrin gjoba të majme (SHIFRA)

Policia Rrugore ka kryer gjatë mbrëmjes së djeshme kontrolle me radar në autostradën Tiranë-Durrës-Tiranë, për t’i dënuar ata drejtues mjëtesh që shkelin rregullat e qarkullimit.

Gjatë kontrolleve, një total prej 12 patentash janë pezulluar nga 1 muaj deri ne 4 muaj për shpejtësi që varionte nga 129 km/h deri në 152 km/h, por janë vendosur edhe 18 gjoba, që varionin nga 6.000 deri ne 12.000 lek te rinj për shpejtësi jo më shumë se 30 km/h mbi kufirin e lejuar, sipas policisë.

Njoftimi i Policisë:

Në rrugën Tiranë- Durrës-Tiranë.

Vijojnë kontrollet parandaluese me radar nga Policia Rrugore e Tiranës, për të parandaluar ngjarjet rrugore dhe për të garantuar sigurinë në itineraret e përdoruesve të rrugës.

Me shërbime të mirëorganizuara, me patrulla në distancë dhe me pajisjet teknike është monitoruar trafiku rrugor në të dy karrexhatat e rruges Tirane-Durres dhe anasjelltas.

Për disa orë kontroll, u evidentuan shumë drejtues mjetesh që shpejtonin për të fituar vetëm disa minuta kohë më shumë, duke qarkulluar nga 40 deri në 60 km/h më shumë se shpejtesia e lejuar ku fluksi i mjeteve në rrugë ishte akoma shumë i lartë.

12 Leje Drejtimi të pezulluara nga 1 muaj deri ne 4 muaj për shpejtësi që varionte nga 129 km/h deri në 152 km/h dhe 18 masa administrative, që varionin nga 6.000 deri ne 12.000 lek te rinj për shpejtësi jo më shumë se 30 km/h mbi kufirin e lejuar.

Policia Rrugore e kryeqytetit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve të tregojnë KUJDES maksimal‼
Rrugët në hyrje dhe dalje të Tiranës, në drejtim të Durrëst apo të Elbasanit dhe anasjelltas, si dhe nga Kamza në Bulevardin e Ri në Kashar, janë të monitoruara me radar në mënyrë permanente.

Misioni ynë, është siguria juaj, kontribuo edhe ti në rritjen e sigurisë në rrugë, duke manifestuar rregull dhe disiplinë, në raport me rregullat e qarkullimit rrugor.

Denonco në Komisariatin Digjital, apo në numrin 112 çdo paligjshmëri dhe shkelje që cënon sigurinë rrugore.

/faxweb