

Veriu i Turqisë po përballet me përmbytje masive, që deri më tani i kanë marrë jetën 27 personave. Lajmin e konfirmojnë autoritetet, ndërsa media ka përcjellë pamje me të vërtetë të trishta, se me çfarë po përballen njerëzit në zonat e përmbytura.
Zona më e goditur është provinca e Kastamonu, ku kanë humbur jetën 25 persona. Dy viktimat e tjera gjetën vdekjen në zonën e Sinopit.
Përmbytjet kanë qenë aq masive saqë në disa zona kanë rrëzuar ndërtesa e shkatërruar disa ura. Autoritetet e emergjencave civile dhe forcat e armatosura kanë ndërhyrë për të shpëtuar qindra njerëz, shumë prej të cilëve janë marrë me helikopter nga çatitë e shtëpive të tyre.
Në media e rrjetet sociale janë përcjellë një sërë pamjesh prekëse. Familjarë të dëshpëruar që presin nëpër çatitë e shtëpive ndihmë, apo raste kur njerëzit janë bërë bashkë për të shpëtuar kafshët (shiko videon më poshtë).
