Skip to content

Pamje nga djegia e ashensorit në Kamëz, ja çfarë i shkaktoi flakët (VIDEO)

Një zjarr ka përfshirë ashensorin e një pallati në zonën e Kthesës së Kamzës në Tiranë, në katin e shtatë të godinës.

Burime nga zjarrfikësja e Tiranës, i thanë Fax News se 3 ekipe të zjarrfikëses kanë mbërritur në vendndgjarje e pas evakuimit të banorëve kanë neutralizuar flakët. Momentalisht po punohet për freskimin e ambienteve të pallatit, ndërsa zjarri është shuar dhe rreziku ka kaluar

Dyshohet se ashensori ka marrë flakë prej temperaturave duke shkaktuar një shkëndijë që agravoi situatën.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb