Skip to content

Talebanët marrin nën kontroll qendrën e provincës Kandahar

Talebanët kanë marrë nën kontroll qendrën e provincës Kandahar në jug të Afganistanit.

Zyrtarët bënë të ditur se qendra e provincës Kandahar, qyteti i dytë më i madh i vendit ka kaluar nën kontrollin e talebanëve.

Bashkë me Kandaharin është rritur në 12 numri i qendrave provinciale ku forcat e qeverisë afgane kanë humbur kontrollin përballë talebanëve në 8 ditët e fundit.

Po ashtu dje nën kontrollin e talebanëve kaluan edhe qendra e provincës Herat në perëndim të vendit dhe qyteti historik Ghazni i cili ndodhet mbi destinacionin që lidh rajonet jugore të vendit me Kabulin.

Edhe qyteti Fayzabad qendra e provincës Badakshan në verilindje të vendit kaloi të mërkurën nën kontrollin e talebanëve.

Qendrat e provincave Baglan dhe Farah në perëndim gjithashtu ndodheshin në mesin e provincave që u morën nën kontroll nga talebanët ditët e fundit.