Skip to content

Përmbytje në Kinë, 21 të vdekur dhe 4 të zhdukur

Të paktën 21 persona kanë humbur jetën dhe katër janë zhdukur si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e dendur në pjesën qendrore të Kinës.

Autoritetet njoftuan se përmbytjet kanë ndodhur në rrethin Liulin të provincës Hubei, raportoi agjencia e lajmeve Xinhua.

Sipas autoriteteve, të paktën 8 mijë persona janë prekur nga përmbytjet.

Një numër i madh i zjarrfikësve, policisë dhe ushtarëve janë dërguar në zonat e prekura nga përmbytjet dhe shirat.

Ndryshe, mbi 300 njerëz humbën jetën në përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur që përfshinë provincën kineze Henan që nga mesi i korrikut.