Skip to content

Rriten frikshëm shifrat e infektimeve në Greqi, 1 viktimë Covid çdo 60 minuta gjatë 24-orëve të fundit

Autoritetet shëndetësore në Greqi kanë njoftuar sot 3,493 raste të reja me koronavirus.  Me këtë shifër, ka shkuar në 531.967 numri i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë, nga të cilët 51.2% janë meshkuj.

Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 122 konsiderohen të kenë lidhje me udhëtimet nga jashtë dhe 2,378 janë të lidhura me një rast tashmë të njohur.

Sipas të dhënave, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 24 qytetarë si pasojë e virusit. Numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 13,182 vdekje.

Numri i pacientëve të trajtuar me intubim është 235 (63.4% meshkuj). Mosha mesatare e tyre është 64 vjeç

/faxweb