Skip to content

Flakët kanë djegur rreth 20 hektarë sipërfaqe me pyje e shkurre, u angazhuan 25 forca te armatosura dhe 35 forca te tjera për fikjen e flakëve, vijon zjarri në Tërbun të Pukës

Mision i pamundur duket se ka qenë për 25 forca te armatosura dhe 35 forca te tjera të shërbimiy pyjor dhe të njësisë administrative për të shuar flakët në Malin e Tërbunit të bashkisë Pukë.

Burimet kanë fonfirmuar për Fax Neës se vatra e zjarrit ne masivin pyjor te Tërbunit, Pukë, vijon te jete aktive, pasi Ministria e Mbrojtjes tha se nga ajri kanë punuar dy helikopteret hollandezë dhe se në pjesën veriore nga kurora e qytetit Pukë, zjarri ishte drejt izolimit.

“Vijon puna për shuarjen e zjarrit në Malin e Tërbunit, bashkia Pukë. Flakët kanë përshkuar rreth 20 hektarë sipërfaqe me pyje e shkurre. Nga toka po punojnë 25 forca te armatosura dhe 35 forca te tjera zjarrfikëse, shërbimi pyjor dhe të njësisë administrative.

Nga ajri kanë punuar dy helikopteret hollandezë. Aktualisht në pjesën veriore nga kurora e qytetit Pukë zjarri është drejt izolimit. Po punohet në pjesën tjetër të vatrës për të vënë situatën nën kontroll.

Por, pavarësisht punës së bërë ditën e sotme, për shkak të kushteve atmosferike rrezikon kalimi i zjarrit në kurorën e qytetit Pukë”, njoftoi Ministria më herët.

/faxweb