Skip to content

Ndërron jetë një person nga Covidi në Kosovë, nuk ka të ndalur rritja e frikshme e rasteve të reja

Gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 një person, ndërkohë që janë regjistruar 1370 raste të reja nga 9169 testime të kryera.

Njoftimi i plotë i IKSHPK: 14 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.538 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 559.007 doza të vaksinës.

Deri më sot 202.647 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 9.169 testime, 1.370 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 47 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.056.

Në total numri i rasteve aktive është 6.815.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

/faxweb