

Lajmi i trishtë erdhi nga Maqedonia e Veriut. Një 28 vjeçare shqiptare, infermiere me profesion, u shua për shkak të virusit, ndërsa numrat e infektimeve, vijojnë trendin rritës në Kosovë e Shqipëri
Lajmin për vdekjen e 28 vjeçares, e përcolli Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë.
“Lindita Alimi 28 vjece nga Kerćova,Maqedonia e Veriut. E prekur nga covid-19 nuk mundi ta fitonte betejen me armikun vdekjeprures. Shoqata e Infermiereve te Shqiperise i shpreh ngushellime te perzemerta familjes dhe kolegeve te Lindites.”-njoftoi në rrjetet sociale shoqata e infermierëve.
Shqipëria
2 pacientë kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, dy qytetarë nga Vlora në moshat 44 e 76 vjeç.
Nga kryerja e 5252 testimeve, 410 qytetarë kanë rezultuar pozitivë.
Shumica e tyre ndodhen në Tiranë (149), pasuar nga Shkodra (50), Fieri (29), 20 raste në Vlorë, 19 raste në Sarandë, 12 raste në Gjirokastër, Korçë, 11 raste në Malësi e Madhe, Vau i Dejës, Lezhë, 8 raste në Durrës, Mat, Lushnje, 7 raste në Kavajë, Berat, Peqin, 5 raste në Kolonjë, Elbasan, 4 raste në Tepelenë, 3 raste në Pukë, Has, Tropojë, Kurbin, 2 raste në Kamëz, Dibër, Mallakastër, Përmet, 1 rast në Shijak, Klos, Selenicë, Konispol, Kuçovë, Poliçan, Gramsh.
Kosova
Në Kosovë situata paraqitet edhe më e rëndë. Gjatë 24 orëve të fundit një person ka ndërruar jetë.
Nga 9169 testime, plot 1370 qytetarë rezultojnë të jenë të prekur nga Covid. Shumica dërrmuese e personave të infektuar i përkasin moshave të reja (20-29 dhe 30-39), por vihet re dhe një rritje e infektimeve tek fëmijët e moshave 10-19 vjeç. (Për më tepër informacion klikoni këtu)
Maqedonia e Veriut
Ndryshe nga Shqipëria e Kosova, në Maqedoninë e Veriut brenda 24 orëve të fundit janë shënuar 10 viktima. Një numër i dhimbshëm i jetëve të humbura, që na kthen prapa në kohën kur pandemia ishte kryelajm i ditës. Gjatë 24 orëve të fundit, në Maqedoninë e Veriut janë kryer 9270 teste, prej të cilave 792 persona kanë rezultuar pozitivë.
