Skip to content

Yuri Kim takon Ismail Kadarenë: Kënaqësi të diskutoj personalisht me një nga mendimtarët më të mëdhenj të Evropës

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka zhvilluar ditën e sotme një takim me  shkrimtarin shqiptar, Ismail Kadare.

Teksa e cilëson Kadarenë si një nga mendimtarët më të mëdhenj të Evropës, Kim thekson se libri “Identiteti evropian i shqiptarëve” i Kadaresë është po aq bindës sot sa ishte kur e botoi në 2006-ën.

“Identiteti evropian i shqiptarëve” i Kadaresë është po aq bindës sot sa ishte kur e botoi në 2006. Ndërsa shikojmë drejt së ardhmes, identiteti evropian i shqiptarëve është më i rëndësishëm se kurrë. Kënaqësi për ta bërë këtë diskutim personalisht me një nga mendimtarët më të mëdhenj të Evropës.

/faxweb