Skip to content

Kanabis dhe heroinë drejt Greqisë, çmontohet banda e narkotrafikut, në pranga dhe dy gra. ‘Bosi’ i madh një shqiptar që…

Mediat greke kanë zbërthyer skemën e funksionimit të një organizate kriminale e cila transportonte kanabis e heroinë nga Shqipëria në Greqi.

‘Koka’ e grupit rezulton të jetë një shqiptar i cili merrte drogën nga vendlindja dhe më pas koordinonte transportin për në Greqi.

Ishte Prokuroria e Janinës e cila pas shumë muajsh hetimesh arriti të çmontojë këtë organizatë që vepronte nga fillimi i 2021 deri në mes të majit.

Tetë anëtarë janë identifikuar, tre prej të cilëve në burg teksa sasitë që i janë konfiskuar herë pas herë kësaj organizate kapin vlerën e 300 mijë eurove.

Në fakt pjesa kryesore e organizatës kriminale përbëhet nga 5 të huaj të cilën e ruanin drogën kryesisht në Janinë dhe e çonin më pas me automjete në destinacion.

Dy gra, shqiptare dhe greke po ashtu kontribuonin me rol mbështetës në organizatë. Një prej anëtarëve grek u arrestua më 18 mars, një tjetër më 24 mars dhe dy të tjerë më 3 prill, të gjithë duke transportuar drogë.

/faxweb