Skip to content

Thyhet dhe fortesa e fundit/ Talebanët mësyjnë drejt Kabulit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nisin evakuimin e ambasadës dhe qytetarëve

Talebanët kanë filluar të hyjnë në periferi të Kabulit, i cili ishte i vetmi qytet që kishte mbetur në duart e qeverisë.

Ky sulm vjen ndërkohë, SHBA ka filluar evakuimin e anëtarëve të stafit nga ambasada e saj në Kabul. Sot në mëngjes ata u dërguan në aeroport, ku u panë të hipnin në gjashtë aeroplanë të mëdhenj të transportit ushtarak. Shtetet e Bashkuara kanë vendosur 5,000 trupa për të ndihmuar në operacion.

Ishte Presidenti amerikan Joe Biden i cili dje autorizoi dërgimin e 5,000 trupave shtesë në Afganistan për t’u siguruar që ne mund të kemi një tërheqje të rregullt dhe të sigurt të personelit amerikan dhe personelit tjetër aleat dhe një evakuim të rregullt dhe të sigurt të afganëve që ndihmuan trupat amerikane gjatë misionit të tyre dhe atyre në rrezik të veçantë nga përparimi i talebanëve.

Sot talebanët morën kontrollin e Jalalabad, një qytet kyç lindor, pa luftë, ndërsa një ditë më parë bastionin verior të qeverisë të Mazar-i-Sharif.

Së fundmi Shtetet e Bashkuara të Amerikës po zhvillojnë bisedime me shumë vende, ndër to edhe Shqipëria, për të strehuar përkohësisht afganët që kanë punuar me forcat amerikane në Afganistan. Kryeministri Edi Rama e ka pranuar kërkesën e SHBA për strehimin në Shqipëri të disa qindra afganëve. Rama ka shkruar se është e vërtetë se ditët e fundit qeveria amerikane i ka kërkuar Shqipërisë të vlerësojë nëse mund të shërbejë si një vend tranzit, për një numër të caktuar emigrantësh politikë afganë, të cilët destinacion final kanë Shtetet e Bashkuara.  Rama thotë se kanë mikpritur kërkesa për të vlerësuar strehimin e përkohshëm në Shqipëri të disa qindra personave, nga rrethet intelektuale dhe të grave aktiviste afgane, të cilët janë nga të parët në listat e ekzekutimeve të barbarëve të Afganistanit.

/faxweb