Skip to content

Presidenti afgan Ashraf Ghani largohet nga Kabuli

Presidenti afgan Ashraf Ghani është larguar nga Afganistani. Gazeta afgane Tolo News ishte e para që raportoi për lajmin.

Gjithashtu një zyrtar i Ministrisë së Brendshme raportoi për Reuters se Ghani u largua nga Kabuli për në Taxhikistan. Associated Press gjithashtu raportoi se presidenti është larguar nga vendi.

Ghani është zgjedhur president në vitin 2014.

Për presidentin Ghani ky është mandati i dytë i qeverisjes.