Skip to content

Zgjedhjet lokale në Kosovë, LDK favorite në shumë komuna, synon 3 qytete të mëdha

Sondazhet për zgjedhjet e 17 tetorit e nxjerrin LDK-në favorite më së shumti në komuna dhe synon 3 qytete të mëdha, përfshirë edhe kryeqytetin.

Megjithatë, në të tri këto qytete duket se i duhet të luftojë deri në fund. PDK e sfidon seriozisht LVV-në në Mitrovicë dhe në Prizren.

Lidhja Demokratike e Kosovës historikisht del në zgjedhjet lokale më mirë, se në ato nacionale. Me aq sa tregojnë matjet e para, kjo do ta ndjekë edhe në këto palë zgjedhje.

/faxweb