Skip to content

Xhelal Mziu i futet thellë diplomacisë, por ngatërron datat: shqiptarët, duhet të bëhen pak boshnjakë!

Profesor Doktor Xhelal Mziu, deputeti më i ri i Partisë Demokratike në Parlamentin e ri, duket se pa nisur punimet ende Kuvendi i ri, e ka shprehur interesin më të ri të tij për politikën e jashtme. Një interes, që edhe mund të konkretizohet në pjesëmarrjen e Dr.Mziut në komisionin e Politikës së Jashtme të Parlamentit të ri.

Në një postim në faqen e tij, deputeti i ri i PD-së, fokusohet në politikën rajonale, që natyrisht synon ta përdorë të sulmojë Edi Ramën.

Por ngatërron kohën. Mziu publikon një video nga përkujtimi i masakrës së Srebrenicës në vitin 2015, ku të pranishmit kontestuan Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Nuk dihet pse Mziu është kujtuar për Srebrenicën, pasi përvjetori i masakrës së tmerrshme ku u vranë mbi 8 mijë boshnjakë është më 11 korrik.

Por ideja e deputetit të PD-së, është solide dhe e shpreh në një koment në postimin e tij ku shprehet: “Dhe Shqiptarët e Kosovës e Shqipërisë, duhet të bëhen pak boshnjakë”.  Ka shumë gjasa që këto tema, të elaborohen nga shtatori, kur edhe të nisë Kuvendi i ri…

TemA