Skip to content

Stafi mjekësor infektohet me koronavirus, mbyllen përkohësisht dy qendra shëndetësore në Libohovë

COVID-19 mbyll dy qendra shëndetësore në Libohovë.

Lajmi bëhet i ditur nga Inspektorati Shëndetësor Shtetëror Gjirokastër, i cili ka mbyllur përkohësisht dy qendrat shëndetësore në Bashkinë e Libohovës, pasi katër infermiere dhe një recepsioniste kanë rezultuar të prekur me koronavirus.

Ndërkaq edhe në universitetin “Eqrem Çabej” janë kyçur dy zyra të administratës pasi një punonjës rezulton me Covid.