Kupa e Botës 2018 ka mbyllur fazën e parë të vet, atë të grupeve. Nuk kanë munguar surprizat ku bie në sy eleminimi i Kampionëve të Botës në fuqi, Gjermanisë. Dy humbjet në grup dhe vendi i fundit është paraqitja më zhgënjyese e gjermanëve në botëore dhe për të tretën herë radhazi kampionët e botës në fuqi nuk kalojnë as grupet. Pas Italisë dhe Spanjës ishte radha e Gjermanisë.
Por një paraqitje të dobët ka bërë edhe Argjentina që vetëm në fund ia ka dalë të kualfikohet më tej. Madje paraqitjet e Gjermanisë dhe Argjentinës kanë krijuar dy blloqe të ndryshëm në vazhdimësinë e kompeticionit. Kjo pasi njëra nga finalistet do të dalë nga përballjet mes tyre të skuadrave, si: Brazil, Francë, Argjentinë, Belgjikë, Portugali apo Uruguaj, ndërsa në bllokun tjetër skuadrat që mund të shkojnë në fianle janë: Kroacia, Anglia, Kolumbia dhe Spanja./Berati.TV
