Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, duke bërë të ditur se kanë marrë disa sinjale pozitive nga opinioni turk, tha se “Këto sinjale do ti vlerësojmë, ndaj sinjaleve pozitive do të japim përgjigje me sinjale pozitive”.
Në një vlerësim në mbledhjen e qeverisë në kryeqytetin Jerevan lidhur me çështjet në rendin e ditës, Pashinyan foli për marrëdhëniet mes Turqisë dhe Armenisë.
“Po marrim disa sinjale të qarta pozitive nga opinioni turk. Këto sinjale do t’i vlerësojmë dhe ndaj sinjaleve pozitive do të japim përgjigje me sinjale pozitive”, deklaroi në fjalën e tij Pashinyan.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në një deklaratë më 25 gusht, bëri vlerësimin se “Bashkë me përfundimin e pushtimit në Malësinë e Karabakut në emër të paqes në rajonin tonë është hapur një dritare e një mundësie të re. Nëse Armenia e vlerëson këtë edhe ne kemi shprehur se do të bëjmë atë që është e nevojshme”.
