Skip to content

Franca kalon mes spektaklit ndërsa Mesi kthehet në shtëpi

Rikthehet botërori rus me fazën e eleminimeve direkte duke na dhuruar në super përballje si ajo mes Francës dhe Argjentinë. Francezët e nisin ndeshjen në sulm dhe goli i parë vjen nga pika e bardhë të shënuar nga Grizman, i cili vetëm pak minuta më parë stampoj topin në tranversë. Barazimi argjentinas vjen me një goditje spektakolare të Angel Di Maria dhe kështu do të mbyllet fraksioni i parë.

Ndërsa i dyti nis sërish me gol por këtë herë janë argjentinasit që shënojnë të parët pas një devijimi me fat të Merkados nga goditja e Mesit. Pavard me faj te goli i Argjentinës barazon shifrat me një tjetër super gol nga distance. Por njeriu i ndeshjes është Kilian Mbape, i cili në pjesën e parë fitoj penalltinë që hapi ndeshjen shënon edhe vet dy gola që vendosin ndeshjen. Një gol në shtesa i Agueros vetëm sa mban gjallë shpresën argjentinase deri në bilbilin që mbyll ndeshjen.

Kështu Franca vazhdon më tej dhe pret kundërshtarin nga çifti Uruguaj – Portugali ndërsa Lionel Mesi dhe Argjentina kthehen në shtëpi duke mos ia dalë as në këtë botëror të bëjnë gjëra të mëdha./Berati.TV

Francë 4-3 Argjentina

Shënues: Grizman 13’(pen), Pavard 57’, Mbape 64’, 68’/ Di Maria 41’, Merkado 48’, Aguero 90’+3’