Skip to content

Ndryshojnë rregullat e kalimit për në Maqedoninë e Veriut, çfarë duhet të dispononi për të kaluar në kufi

Njoftimi i plotë: Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë

Autoritetet policore të Maqedonisë së Veriut, kanë njoftuar se duke filluar nga data 01.09.2021, të gjithë qytetarët të cilët do të hyjnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duhet të jenë të pajisur me certifikatën e vaksinimit COVID-19.

Personat të cilët nuk e disponojnë certifikatën, duhet të kenë kryer testin PCR SARS-CoV-2 (jo më vonë se 72 orë nga udhëtimi) ose testin e shpejtë antigen (jo më vonë se 48 orë).

Shtetasit të cilët do të udhëtojnë tranzit për në Maqedoni, duhet të plotësojnë një deklaratë në Pikat e Kalimit Kufitar me Maqedoninë e Veriut.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb