Janë identifikuar viktima dhe personi që ka mbetur i plagosur nga aksidenti i rëndë i ndodhur pasditen e sotme në aksin e vjetër Lezhë-Milot.
Bëhet me dije se shtetasi Paulin Gjomarkaj, 38-vjeç, shofer i mjetit, ka ndërruar jetë ne vend pas humbjes së kontrollit të mjetit dhe përplasjes me murin rrethues të një banese në fshatin Manati të Lezhës.
Ndërkohë që raportohet se ka mbetur i plagosur shtetasi Nikolli Gjini, i cili po merr ndihmën e nevojshme mjekësore në spital jashtë rrezikut për jetën.
Shkak i aksidentit dyshohet se është bërë shpejtësia tej normave të lejuara. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
