Skip to content

Çfarë po ndodh në Kosovë, Kurti anulon vizitën në Austri dhe mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare, shkak situata alarmante e Covid-19

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka anuluar udhëtimin për në Austri ku ishte i ftuar të marrë pjesë në Forumin Evropian Alpbach 2021. Shkak për këtë bëhet situata e rënduar e Covid-19 nb Kosovë, ku numri i të infektuarve dhe të shtruarve në spital ka kapur shifra shqetësuese.

Në lidhje me këtë gjendje alarmante Kurti pritet të mbledhë Këshillin e Siguerisë Kombëtare pasditene e sotme.

“Sot pasdite kryeministri Kurti do të thërras mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Kosovës. Për orën e mbledhjes do të njoftojmë së shpejti”, thuhet në njoftim.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb