Gazeta Koha Jonë e Nikollë Lesit ka publikuar një editorial ku flitet për vendimin e kryeministrit Edi Rama për të strehuar një pjesë të afganëve që po largohen prej vendit të tyre.
Për Lesin, Rama po vepron drejt pasi po dëshmon virtytet e shqiptarëve.
Nga ana tjetër, ai thotë se po vijnë vetëm intelektualë që duhet të marrin pasaportë shqiptare për të lëvizur lirshëm.
Ndërkohë, në editorial thuhet se “Shqipëria është shumë e vogël për një lider plot vizion si Edi Rama dhe se ai duhet të drejtojë institucionet më të larta europiane”. (TemA)
