Ditën e nesërme Partia Demokratike do të zhvillojë mbledhjen e Këshillit Kombëtar, ku do të zgjidhet Kryesia e re e PD-së dhe do të caktohen drejtuesit e rinj të partisë.
Por duket se Basha e ka zgjedhur ekipin e tij të ri, pasi burime bëjnë me dije se kreu i PD ka takuar përfaqësuesit e rinj të partisë.
Mësohet se Basha do të rikonfirmojë Gazment Bardhin si Sekretar të Përgjithshëm të PD-së, ndërsa Alfred Rushaj do të marrë postin e nënkryetarit të PD dhe do të jetë Kreu i Grupit Parlamentar.
Grida Duma, Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj do të jenë gjithashtu nënkryetarë të PD-së, ndërkohë që ky i fundit pritet të jetë edhe nënkryetar i Parlamentit.
Ndërkohë, edhe pse foli për shtrirjen e dorës ndaj kritikëve apo hapjen e partisë, asnjë prej tyre nuk është bërë pjesë e strukturave drejtuese.
