Një shofer autobusi ra në prangat e policisë në Pogradec, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Sipas policisë, ai drejtonte autobusin me 36 pasagjerë, nga Korça në drejtim të Tiranës ndërsa në Qafë-Plloçë gjatë kontrollit ka rezultuar nën efektin e pijeve alkoolike në masën 0.75 mg/l.

Policia ka bërë arrestimin e A. M., 56 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Njoftimi i policisë:

Bashkëpunimi me komunitetin parandalon një ngjarje të mundshme rrugore me pasoja.

Vihet në pranga shoferi i autobusit të linjës Korçë-Tiranë, i cili drejtonte mjetin në gjendje të dehur me 36 pasagjerë brenda.

Pas marrjes së një telefonate në Sallën Operative se një shofer i linjës Korçë-Tiranë, po kryente manovra të rrezikshme në rrugë, specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, kanë ndaluar në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë vendit të quajtur Qafë Plloçë, mjetin autobus, i cili transportonte 36 udhëtarë nga Korça në drejtim të Tiranës, me drejtues shtetasin A. M.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko