Skip to content

Kullat te teatri, Balla: në gjyq dhe znj.Vokshi

Edhe sot, kreu i deputetëve socialistë, Taulant Balla, ka promovuar srategjinë e re të mazhorancës për të çuar në gjyq çdokënd nga opozita për akuzat e ngritura.

Pas deputetja Vokshi denoncoi, sipas saj ndërtimin e tre kullave në hapësirën ku sot gjendet Teatri Kombëtare, z.Balla reagoi duke u shprehur:

“Duke qene se sot Lulzim Basha, zgjodhi ta hedhe balten e shpifjeve permes deputetes Albana Vokshi, meqe ne fundjave ai zakonisht viziton Hollanden, nuk mbetet gje tjeter pervecse t’ia bashkojme deputeten me kryetarin e saj ne rrugen drejt gjykates me nje padi te radhes. Zonja Vokshi, ashtu si Lulzim Basha, do te jete e ftuar te provoje ne gjyq se shpifjet e saj nuk jane te pabazuara”, shprehet Balla.

Ky i fundit ka ngritur padi penale ndaj kryedemokratit Basha, në lidhje me akuzat që i janë bërë si porositës të një sasie të madhe eurosh gjendur në një Toyota të mbërritur në Portin e Durrësit.