Skip to content

EMRAT: 15 anëtarët e rinj të Kryesisë së PD (gratë zgjidhen më vete e burrat më vete)

Pak pas mesnate, Partia Demokratike ka zyrtarizuar listën fituese të Kryesisë së re të forcës kryesore opozitare. Anëtarët e Këshillit Kombëtar zgjodhën me votë të fshehtë që lista fituese e grave të përbëhet nga:

Oriola Pampuri (më e votuara)

Dhurata Cupi

Juela Hamati

Taulanta Jaupi

Lindita Metaliaj

Ndërkohë nga numërimi i fletëve të votimit në garën mes burrave për 10 vende rezultuan fitues emra surprizë;

Gert Bogdani

Agron Gjekmarkaj

Tomorr Alizoti

Ervin Salianji

Flamur Noka

Kreshnik Collaku

Oerd Bylykbashi

Aldo Bumci

Fitim Zekthi

Gent Strazimiri

Më i votuari ka qenë Gert Bogdani. Dhjetë burrat dhe 5 gratë që zgjodhi Këshillimi Kombëtar do i shtohen listës që në total përbëhet nga 35 anëtarë të PD-së për 4 vitet e ardhshme.