ELBASAN- Tre efektivë policie kanë mbetur të plagosur gjatë detyrës. Policët kishin shkuar të arrestonin autorin e një vjedhjeje, i identifikuar si Irfan Halimllari, kur ky i fundit i ka sulmuar me gërshërë.
NGJARJAMësohet se autori i sulmit ndaj policëve, një person i komunitetit rom ka kërcënuar dhe i ka marrë një shumë parash pronarit të një dyqani. Pronari Ardian Kuka ka njoftuar menjëherë policinë e cila ka shkuar në banesën e autorit për ta arrestuar.
Në banesë i janë gjetur edhe paratë e grabitura. Por autori i vjedhjes është përgjigjur me dhunë. Ai ka marrë një palë gërshërë dhe ka qëlluar mbi efektivët e policisë, të cilët kanë marrë plagë të lehta. Më pas autori është arrestuar dhe është dërguar në paraburgim.
(m.k/BalkanWeb)
