Skip to content

“Me të ik truni”/ Meta nuk iu reziston dot petullave, nxjerr foton nga plazhi

Për presidentin Ilir Meta, pushimet verore ende nuk kanë përfunduar.

 

Gjatë një ecjeje buzë detit, kreu i shtetit është ndalur për të blerë petulla, për të cilat u shpreh se nuk “ iu rezistoi dot”. Këtë moment, ai e ka ndarë me ndjekësit e tij në “Facebook”.

 

“’Petulla katuni me të ik truni’. Pas një ecje të gjatë buzë detit, nuk mund t’u rezistoja petullave si të gjysheve tona, nga duart e këtyre njerëzve të thjeshtë punëtorë, që shërbejnë me kaq dashuri.”