Një dashuri dhe urrejtje, “i love and i hate you”. Kështu mund të quhet marrëdhënia e PD-së me LSI-në. Së bashku në opozitë pas vitit 2017, së bashku në pushtet nga viti 2009-2013.
LSI shkon tek Rama nga viti 2013-2017, sulmohet ashpër nga PD, por kthehet në opozitare dhe vazhdon ta luaj këtë rol prej katër vitesh.
Kuptohet rolin e opozitës e ka pasur partia politike më e madhe në vend, PD-ja e cila në fakt, kauzën e saj në 2017 e kishte kundër LSI dhe partive të vogla, ndërsa në këto zgjedhje ndodhi e kundërta, por shumë ujëra kanë rrjedhur.
Ka pasur një betejë të fortë të PD-së dhe LSI-së, deri në konflikt, e cila nuk ka filluar në këto zgjedhje por pak para tyre.
Ka filluar që me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, kur Edi Rama në mënyrë të njëanshme u quajt se prishi koalicionet.
Në fakt, kjo ishte edhe me konsensusin e Lulzim Bashës dhe LSI dyshoi se Basha e kishte bërë këtë me një qëllim të caktuar, pra po vazhdonte marrëveshjen e tij me Ramën.
Akuza të forta u hodhën në drejtim të kreut të PD-së, komponentë kryesorë të LSI-së shfrynin ashpër ndaj Lulzim Bashës dhe marrëveshjeve të tij të nëndheshme me Edi Ramën.
Më tej po afroheshin zgjedhjet. Basha po vononte marrëveshjen, po vononte shpalljen e kandidaturave.
Ilir Meta, nëpërmjet zërave të tij deklaronte se i kishte kërkuar Lulzim Bashës që të dilnin në një koalicion, të gjendej një formulë, cilado të ishte ajo.
Nga ana tjetër Lulzim Basha pretendonte të njëjtën gjë, se i kishte ofruar Monika Kryemadhit të njëjtën gjë, 12-14 vende të sigurta, mjafton që të dilnin bashkë.
Muajt e parë të afrimit të fushatës treguan një ftohtësi midis palëve. Megjithëse kishte dalje mediatike, fushata na tregoi se e vërteta ishte krejt ndryshe.Por nga ana tjetër, ndodhi e kundërta. Nuk dolën bashkë, por dy koalicione. Lulzim Basha akuzoi se fajin e kishte LSI-ja, LSI-ja akuzoi se fajin e kishte Lulzim Basha dhe fajtori mbeti pa faj, nuk u gjet kurrë, por gjithsesi ngjarjet u zhvilluan ndryshe.
Lulzim Basha shpalli ekipin e tij, zhvilloi mitingun e tij, pa pasur në krah Monika Kryemadhin. Kur u pyet për këtë ajo tha se duhet të pyeteshin izraelitët e Lulit. Në fakt kështu ndodhi. E gjithë fushata ishte e ndarë, dy trupa që i përkisnin të njëjtës pjesë, pra opozitës që tentonin të rrëzonin Edi Ramën. Llogaritë mesa duket ishin bërë pa hanxhinë. Lulzim Basha pretendonte se do fitonte me votat që do merrte vetë dhe nuk donte një LSI të fortë.
Nga ana tjetër, LSI-ja prerendonte se do të merrte jo më pak se 14-16 mandate e vetme dhe priste PD me 60 mandate më vete dhe përmbysja e Ramës ishte e garantuar. Por çfarë ndodhi?
Lulzim Basha nuk mund të merrte dot më shumë se 59 mandate, ku pati një rritje nga viti 2017, por ka gati 60 mijë vota më pak se në vitin 2013
Nga ana tjetër, LSI-ja ka një rënie drastike, duke u kthyer diçka më shumë nga votat e vitit 2009, pra me gati 100 mijë vota, duke pasur 140 mijë më pak se në zgjedhjet e vitit 2017.
Pra, skema e llogaritjes së votave nuk funksionoj. Me votat PD-LSI në shumë qarqe mund të kishte edhe disa mandate shtesë për opozitën, çka do ta bënte më të vështirë qeverisjen e Edi Ramës.
Ndoshta në Gjirokastër mund të shtohej një mandat, në Berat mund të shtohej një mandat, diku mandati mund të merrej për pak vota e të tjera si këto.
Pra ndarja, e cila erdhi publikisht kur u pa me fillimin e fushatës dha dhe rezultatet e saj në fund në kutitë e votimit. Por, kjo kishte edhe pasoja të tjera. Në shumë qytete apo qarqe bashkëpunimi i LSI-së me PD-në ka qenë zero për të mos thënë minus.
Në Korçë ka pasur një luftë të PD-së me LSI-në, një përplasje direkte, megjithëse PD kishte edhe përplasjet e saj. Në Berat gjithashtu. Në Vlorë, rritja e PD-së u bë në kurriz të LSI-së. Në Elbasan ku LSI ka pasur dy mandate nuk mori asnjë dhe u rikuperuan nga PD-ja, por socialistët ruajtën tetë mandate e tyre. Kështu ka ndodhur edhe me Tiranën, ku PD ka rikuperuar dy apo tre mandate, ndërkohë që LSI i ka humbur ato.
Pra, më së shumti, beteja e PD-së ka qenë në kurriz të LSI-së, por që në fund nuk solli asgjë, pra nuk e solli opozitën në pushtet, por la Edi Ramën në krye të kolltukut të Qeverisë.
Betejat vazhdojnë të ashpra edhe sot. Palët i kanë thuajse të ngrira marrëdhëniet e tyre. LSI-ja nën rrogoz akuzon Lulzim Bashën për humbjen.
Nuk ka dalje publike, por qëndrimet e kësaj force janë kundër kryeministrit në daljet e saj, por nga ana tjetër Meta, Kryemadhi dhe Petrit Vasili në artikulimet e tyre konfidenciale, qasjen më të madhe kundërshtuese e kanë ndaj Lulzim Bashës që ka shitur zgjedhjet tek Edi Rama dhe që ka vepruar me qëllim për përccarjen e opozitës për të çuar ujë në burimin e Edi Ramës.
Pra beteja LSI-PD vazhdon. Faktet janë këto. Fillon që nga mosdalja bashkë, shkon tek fushata e ndarë, shkon tek betejat në lokalitete, kthehet në mos komunikimin dhe mosdalja në asnjë çast të vetëm pas zgjedhjeve të 25 prillit bashkë, për të mbajtur qëndrime të përbashkëta opozitare, ashtu sicc ka ndodhur për tre apo katër vitet e shkuara dhe duket
Pra beteja LSI-PD vazhdon.
Faktet janë këto. Fillon që nga mosdalja bashkë, shkon tek fushata e ndarë, shkon tek betejat në lokalitete, kthehet në mos komunikimin dhe mosdalja në asnjë çast të vetëm pas zgjedhjeve të 25 prillit bashkë, për të mbajtur qëndrime të përbashkëta opozitare, ashtu siç ka ndodhur për tre apo katër vitet e shkuara dhe duket se akulli nuk po shkrihet. Ka një ftohje të madhe midis palëve.
Ilir Meta duket i tronditur. Ai është tërhequr nga “ccmenduria” e tij politike para zgjedhjeve, ku rrëmbehu sfurqe dhe kosa per të prerë koka.
Lulzim Basha po hesht.
Nga njeri do të fillonte betejat në shtator tashmë është urtësuar, është kthyer në njeriun që do të bashkëpunoj me Qeverinë në Parlament dhe do të bashkëqeverisë nëpërmjet Parlamentit me Edi Ramën për të kryer disa reforma.
Beteja duket qartazi, Luli shkon te Rama LSI-ja po rri urtë. Qartazi duket se palët do jenë të ndara në Parlament, për të bërë opozitë ndaj Edi Ramës, një fakt tjetër ky që do ta shikojmë pas disa ditësh ku dhe më qartazi do të kuptijmë betejën PD-LSI kundër Edi Ramës të ndarë të dy në fronte të ndryshme, por për t’i hedhur hi syve njerëzve ndoshta do të ketë edhe ndonjë shtrëngim duarsh sa për sipërfaqe, ndërsa nën rrogoz Luli do të vazhdoj rrugën e tij të bashkëpunimit me Partinë Socialiste.(cna)
