Skip to content

300 afganë largohen nga Qytet Studenti, ja ku do të qëndrojnë

300 qytetarë afganë që u strehuan përkohësisht në Qytet Studenti, janë larguar nga konviktet.

 

Ata janë zhvendosur në Lezhë, ku do të akomodohen në strukturat hoteliere atje.

 

Ata kanë plotësuar dokumentet për mbrojtjen e përkohshme dhe më pas janë nisur drejt qytetit të Lezhës.

 

Deri më tani, në vendin tonë kanë mbërritur rreth 600 afganë. Ndërkohë, dy javë më parë, Shqipëria ra dakord të strehonte të paktën 4,000 refugjatë nga Afganistani.